Ekipi profesional
Ballina → Klinika Gjermane e Syrit → Ekipi profesional → Dr. Minir Asani
Dr. Minir Asani
Ka kryer trajnimin profesional në ish-shtetet e Jugosllavisë, në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 1988 merret me Oftalmologji, nga viti 2000 punon në klinikën private në Lunen afër Dortmundit, ndërsa në Mars të vitit 2008 hap një ndër klinikat më moderne në Gjermani, në Dortmund (http://www.augenklinik-westfalen.de). Interesimet e tij kryesore janë kirurgjia e kataraktës dhe procedurat refraktive sikur Lasik, implantimi i lenteve multifokale dhe lenteve torike.
Dr. Asani është anëtar i disa shoqatave oftalmologjike si:
• AAO: Akademia Amerikane Oftalmologjike
• ESCRS: Shoqata Europiane për Kirurgji të Kataraktës dhe Refraktive
• ASCRS: Shoqata Amerikane për Kirurgji të Kataraktës dhe Refraktive
• KRC: Komisioni për Kirurgji Refraktare
• DGII: Shoqata Gjermane për Implantim të Lenteve Intraokulare, Kirurgji intervente dhe Refraktive.



