Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Ekipi profesional

BallinaKlinika Gjermane e Syrit Ekipi profesional Dr. Tamer Tandogan


Dr. Tamer Tandogan

Dr. Tandogan, i lindur në Turqi, studioi mjekësinë në Universitetin e Ankarasë, Turqi. Specializimin nga Oftalmologjia e kreu në Universitetin Heidelberg në Mannheim të Gjermanisë. Nga viti 1996 - 2002, dr.Tandogan punoi si kirurg i syve në Klinikën e Syve Tausendfensterhaus në Duisburg të Gjermanisë, ku kreu operacione të kataraktës, operacione refraktive dhe të retinës. Më 2003, ai u bë Kirurg Oftalmologjik Konsultant, për Projektin Oftalmologjik ‘Trent’ në Britani të Madhe, ku brenda 4 muajve i bëri rreth 2.300 operacione të kataraktës. Në karierë ka kryer mbi 30.000 operacione (kataraktë, retinë, menaxhim të komplikimeve, Lasik, PRK, phakic IOL, transplantime të kornesë, operacione të retinës dhe të glaukomës).

Dr. Tandogan ka marrë pjesë në shumë kongrese në Europë dhe SH.B.A si demonstrator, operator ‘live’, video-prezentime, etj.

Që nga viti 2004 punon në klinikën në Lunen afër Dortmundit, ndërsa nga marsi 2008 edhe në klinikën moderne në Dortmund.

Është anëtar i shumë shoqatave oftalmologjike si:
• DOG: Shoqata e Oftalmologëve Gjerman
• KRC: Komision për Kirurgji Refraktare
• ESCRS: Shoqata Europiane për Kirurgji të Kataraktës dhe Refraktive
• ASCRS: Shoqata Amerikane për Kirurgji të Kataraktës dhe Refraktive
• Si dhe shoqata të tjera

Ekipi permament

Bashkëpunëtorët e jashtëm

Bashkëpunëtorët nga lëmitë specifike



Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).