Simpoziumet
Ballina → Klinika Gjermane e Syrit → Simpoziumet
Simpoziumi i dytë ndërkombëtar — Klinika Gjermane e Syrit
Më 15.05.2010 u mbajt Simpoziumi i Dytë Ndërkombëtar i organizuar nga Klinika Gjermane e Syrit. Në këtë simpozium morrën pjesë rreth 200 oftalmologë nga Kosova, Regjioni dhe Evropa Perëndimore. Gjatë këtij simpoziumi i paraqiten 12 prezentime shkencore, si dhe u kryen ‘Live” 4 intervenime kirurgjike në Klinikën Gjermane të Syrit, me ç’rast pjesëmarrësit paten mundësi në mënyrë aktive të kyqen në diskutime dhe pyetje rreth rrjedhës operative (intervenimet kirurgjike ishin nga lëmia e: kirurgjisë refractive-Lasik, kirurgjisë së kataraktës – phacoemulsifikimi te katarakta e pjekur, kirurgjisë së glaukomës – viskokanalostomia dhe kirurgjia e syrit te sindromi Marfan – subluxacion i thjerrzës (fiksim skleral i IOL-it pa sutura).
Falenderojmë të gjithë pjesëmarrësit për pjesëmarrjen dhe kontributin e dhënë në këtë simpozium dhe ju mirëpresim në takimet tona të ardhshme.
Klinika Gjermane e Syrit



