Këshilla nga Doktori
Ballina → Për Pacientin → Këshilla nga Doktori
A duhet ta kalojë natën në Klinikë pas procedurës X?
Kategoria: Glaukoma
Klinika jonë është një klinikë ambulantore. Ngritja profesionale dhe teknika e sofistikuar që përdoret mundëson kryerjen e shpejtë të procedurave kirurgjike, prandaj të gjitha intervenimet kirurgjike kryhen në mënyrë ambulantore, pra pacienti menjëherë pas intervenimit mund të shkojë në shtëpi. Te intervenimet kirurgjike që kryhen me anestezion të përgjithshëm, pacienti mund të ketë nevojë të qëndroj për disa orë në klinikën tonë, por jo më shumë.



