Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Shërbimet dhe Operacionet

Ballina Shërbimet dhe Operacionet Kirurgjia e glaukomës


Kirurgjia e glaukomës

Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtim të nervit të syrit që shkaktohet në radhë të parë nga rritja e shtypjes së brendshme të syrit. Si pasojë e dëmtimit të nervit optik të syrit, vie deri te rënia e pamjes (në fillim bie pamja periferike), e në fund, nëse nuk trajtohet, mund të vie edhe deri te verbërimi i plotë.

Glaukoma është një prej shkaktarëve kryesor të verbërimit në botë.

Përcjellja e dëmtimit të nervit optik bëhet duke kryer ekzaminimin e fushës së pamjes (perimetrinë). Perimetria është shumë e rëndësishme për përcaktimin e madhësisë së dëmtimit të fushës së pamjes, prandaj duhet të kryhet rregullisht. Poashtu, ekzistojnë edhe metoda tjera me të cilat bëhet fotografimi i nervit optik dhe përcaktimi i dëmtimit të tij. Ulja e shtypjes së brendshme të syrit së pari trajtohet me terapi medikamentoze apo me barna. Nëse me barna nuk vjen deri te ulja e shtypjes së syrit atëherë përdoren metoda tjera alternative, e këto janë: metodat laserike dhe metodat kirurgjike, me të cilat metoda mundohemi që të krijojmë rrugë të reja të rrjedhjes së lëngut të syrit. Në disa raste mund të bëhet largimi i thjerrzës me qëllim të lirimit të rrugëve të rrjedhjes së lëngut së syrit. Nëse edhe më këto metoda nuk arrihet që të zbritet shtypja e brendshme e syrit atëherë aplikohen të ashtuquajturat metodat ciklodestruktive me të cilat mundohemi që të zvogëlojmë prodhimin e lëngut të syrit.

Në klinikën tonë mund të kryejmë operacionet më të avancuara për uljen e tensionit të syrit, siç janë viskokanalostomia, sklerektomia e thellë, etj.


Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).