Shqip
English

Shërbimet dhe Operacionet

Ballina Shërbimet dhe Operacionet Kirurgjia e kataraktit


Kirurgjia e kataraktit

Operacioni i kataraktit (perdja, pëlhura e syrit) - 
Katarakta apo perdja e syrit është një sëmundje tipike e moshës së shtyer. Përveç moshës së shtyer ajo mund të paraqitet edhe tek të posalindurit, te personat që përdorin një grup të caktuar të barërave (sidomos ata që përdorin kortizon), te personat me disa sëmundje tjera të syrit dhe në rast të lëndimeve të syrit.


[A] — Rënie e dritës tek thjerrëza e kthjellët
[B] — Rënie e dritës tek thjerrëza e mjegulluar
[ * ] — Vendi i qartësisë më të madhe të shikimit të retinës


Operacioni i kataraktës zakonisht kryhet në mënyrë ambulantore dhe me anestezion topikal (me pika). Gjatë këtij operacioni, pas largimit të kataraktës, vendoset një thjerrëz intraokulare (brenda në sy) me të cilën personi mund të sheh pastaj në largësi apo në afërsi. Ekzistojnë edhe thjerrëza speciale të cilat shërbejnë për të pasur të pamurit e qartë në largësi por edhe në afërsi.


Kur duhet të operohet katarakta?
Për kohën e operacionit të kataraktës vendos pacienti së bashku me mjekun. Por, duhet pasur parasysh që me metodat bashkëkohore të operacionit, është shumë më mirë dhe më lehtë që perdja e syrit apo katarakta të operohet para se të vie deri te turbullimi i plotë i saj.


[1] — Thjerrëza e mjegulluar në perden e syrit
[2] — Thjerrëza e shëndoshë



Me procedurat e avancuara shkalla e komplikimit të operacionit të kataraktës është shumë e vogël. Më shumë se 90% e të gjithë pacientëve mund të shohin thelbësisht më mirë pas ndërhyrjes kirurgjike. Mirëpo, në këto rezultate të mira fatkeqësisht nuk mund të mbështetemi nëse pacienti përveç kataraktës është i prekur edhe nga sëmundjet e tjera të syrit, si për shembull sëmundja diabetike e retinës, glaukoma, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, degjenerimi i makulës, etj. Por, me rëndësi është që ju të kuptoni që katarakta duhet të operohet edhe nëse ju nuk do të keni përmirësim të të pamurit pas operacionit, sepse mosoperimi i kataraktës çon, në fazat e mëvonshme, në rritjen e shtypjes së brendshme të syrit e cila pastaj shkakton komplikime tjera dhe përcilet edhe me dhimbje të mëdha.

Okulisti ju ndihmon lidhur me vendimin tuaj dhe ju thotë se cilat përmirësime mund të sjellë operacioni për ju.


[3] — Thërmimi i lentës së mjegulluar
[4] — Thithja e lentës së thërmuar
[5] — Vendosja e thjerrëzës palosëse



Si duken thjerrëzat intraokulare?


Thjerrëzat intraokulare janë të punuara nga materialet e posaçme dhe përbëhen nga pjesa optike (e cila mundëson pamjen) dhe nga pjesët skajore të zgjatura që mundësojnë përforcimin e tyre në brendinë e syrit. Pjesa e tyre optike efektive ka një diametër prej rreth 6 mm. Thjerrëzat intraokulare mund të jenë të forta apo të buta.

Në klinikën tone përdorim thjerrëza intraokulare të buta, ndër më kualitative në botë, të prodhuesit të njohur amerikan Alcon Acrysof dhe të prodhuesve gjerman. Poashtu, në klinikën tone keni mundësi të implantoni edhe thjerrëzat multifokale (ReSTOR, Alcon) me të cilat liroheni nga mbajtja e syzave për larg dhe për afër.

(Për më tepër: www.acrysofrestor.com)


(Alcon Service Contract).
Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë.