Shërbimet dhe Operacionet
Ballina → Shërbimet dhe Operacionet → Kirurgjia e retinës
Kirurgjia e retinës
Retina është shtresë e syrit e cila gjendet në brendi të syrit dhe është e përbërë nga disa shtresa të qelizave nervore. Sëmundja më e shpeshtë e retinës që kërkon intervenim kirurgjik është shkolitja e retinës (apo ablacioni i retinës). Shkolitja e retinës paraqitet atëherë kur retina zhvendoset nga vendi i vet dhe shkakon humbje të të pamurit. Sëmundjet që më së shpeshti kërkojnë intervenim kirurgjik të retinës (apo vitrektomi) janë: gjakderdhjet në trupin qelqor (më së shpeshti te diabetikët), membranat mbi shtresën e retinës (membranat epiretinale), vrimat makulare dhe siç thamë edhe më herët shkolitja e retinës.
Operacioni i Pars Plana Vitrektomsë (PPV)

[ * ] — Retina
[ A ] — Trupi qelqor
[ B ] — Vitrektomi
[ C ] — Burimi i dritës
[ D ] — Infuzioni (me qëllim të mbajtjes së presionit të syrit)
Vitrektomia është procedura më e ndërlikuar mikrokirurgjike e cila mundëson qasjen në thellësinë e syrit. Shërben për mjekimin e sëmundjeve në segmentin e pasëm të syrit. Vitrektomia kryhet vetëm në qendrat e specializuara dhe të avancuara për shkak se kërkon trajnim të posaçëm të kirurgut të syrit si dhe paisje dhe materiale speciale. Në klinikën tonë tanimë janë kryer një numër i konsiderueshëm i operacioneve të vitrektomisë. Klinika jonë shfrytëzon një ndër sistemet më të avancuara për këtë lloj të operacioneve, 2 aparate ACCURUS 800CS të prodhuesit të njohur amerikan ALCON.
Që nga nëntori i vitit 2008 në klinikën tonë operacionet e vitrektomisë mund të kryhen edhe me metodën më të re të quajtur 25G (metoda e kryerjes së vitrektomisë pa qepje dhe pa sutura).



