Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Shërbimet dhe Operacionet

Ballina Shërbimet dhe Operacionet Kirurgjia e strabizmit


Kirurgjia e strabizmit

Operacioni i strabizmit: Në rreth gjysmën e fëmijëve me strabizëm, pozita jo e drejtë e syve duhet të përmirësohet me intervenim kirurgjik. Intervenimi kirurgjik kryhet në pjesën e jashtme të syrit, gjegjësisht në muskujt e jashtëm të syrit dhe jo në brendinë e syrit. Duhet kuptuar që operacioni nuk zhduk shikimin e dobët dhe po ashtu nuk shkakton gjithmonë një përmirësim të drejtpërdrejtë të të parit hapësinor. Me operacionin e strabizmit nuk largohemi nga syzat. Operacioni i strabizmit përmirëson drejtimin e syrit, ndërsa syzat duhet të mbahen edhe pas operacionit të strabizmit. Operacioni zakonisht kryhet nën anestezion të përgjithshëm.

Amblyopia: Rezultatet e trajtimit të ambliopisë mund të jenë të suksesshme vetëm nëse fëmija dhe prindërit bashkëpunojnë seriozisht. Sidomos duhet që: syzet të mbahen në mënyrë të vazhdueshme nga fëmija dhe mbyllja e syrit duhet të bëhet sipas udhëzimeve të mjekut dhe jo kohë pas kohe.Trajtimi i ambliopisë mund të bëhet vetëm deri në moshën 8 - 12 vjeçare, bile tani të dhënat shkencore sygjerojnë që zhvillimi i pamjes përfundon në moshën 8 vjeçare. Prandaj, trajtimi i ambliopisë duhet të fillojë sa më herët. Okulisti juaj e di se ju dhe fëmija juaj duhet të keni më shumë durim. Ai do t’ju përkrahë në çdo mënyrë: mjekësore, psikologjike, me biseda dhe informacione të hollësishme.


Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).