Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia


technology technology technology technology technology technology technology technology

Një ëndërr e shumë njerëzve

Të shikosh përsëri normalisht dhe më në fund të mos jesh i varur nga syzet e bezdisshme ose kontakt-lentet është ëndërr e shumë njerëzve. Kjo ëndërr mund të bëhet e realizueshme për ju.

Në vitet e fundit, metodat e laserkirurgjisë për korrigjimin e përhershëm të gabimeve refraktive kanë marrë një zhvillim të hovshëm me paraqitjen e Excimer-Laserit, ku metoda LASIK momentalisht është metoda më e përhapur.

Kirurgjia LaserikeMësoni më shumë



Në sajë të metodave operative të menduara hollësisht dhe të një teknologjie laser të drejtuar nga kompjuteri dhe me precizitet të nivelit më të lartë, sot bëhet e mundshme që të korrigjohen gabimet tuaja refraktive në mënyrë të përhershme dhe pa dëmtime. Kjo arrihet me përdorimin e metodave të njohura dhe të vërtetuara shkencërisht, në mënyrë që Ju të liroheni përgjithmonë nga mbajtja e syzeve apo kontakt-lenteve.

Klinika jonë posedon njërin prej laserëve të teknologjisë më të sofistikuar dhe më të besueshme, që vite me radhë është lider në intervenimet laserike - LadarVision 4000 — Prodhuesi Amerikan Alcon.

Nëse ju vendosni që laserkirurgjia refraktive të jetë metodë e zgjedhjes tuaj, ejani tek ne dhe informohuni. Për pyetje ose për bisedë këshilluese jemi gjithnjë në dispozicionin tuaj.


Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).