Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia Argon Laser


Argon Laser

Trajtimi me Argon Laser Fotokoagulim mund të përdoret për të trajtuar një numër të sëmundjeve të syrit përfshirë sëmundjen diabetike të syrit, glaukomën, vrima dhe çarjet e retinës dhe sëmundje tjera. Argon Laser Fotokoagulimi mund të përdoret për mjekimin e sëmundjeve të syrit dhe parandalimin e sëmundjeve.
Aparati laserik i bashkangjitet biomikroskopit me të cilin kryhet ekzaminimi i syrit. Ky është një trajtim ambulantor i cili kryhet nga oftalmologu. Argon laseri paraqet një dritë të gjelbër dhe të kaltër, i cili fokusohet me qëllim të shkaktimit të një djegie mikroskopike. Madhësia e kësaj djegieje është 1/5 e një mm. Qëllimi i djegies është shkatërrimi i indit të sëmurë të retinës, me qëllim të parandalimit të komplikimeve që mund të rrjedhin nga ky ind i sëmurë.
Poashtu, trajtimi laserik mund të përdoret për të shkaktuar ad-hezione në mes të retinës dhe indit nën të, si p.sh. te vrimat retinal dhe çarjet e retinës, me qëllim të parandalimit të shkolitjes së retinës.
Trajtimi me argon laserik mund të bëhet në një seancë apo disa seanca. Tek disa sëmundje, si p.sh. te diabeti, nevojiten disa seanca të trajtimit me argon laser.


Argon Laser

technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).