Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia IOL Master


IOL Master

FDA-ja (Qendra Amerikane për Vlerësim të Produkteve Mjekësore dhe Ushqimeve) ka aprovuar një mjet të ri për matjet biometrike të syrit para operacionit të kataraktës – aparatin e quajtur Zeis Humphrey IOL Master. Ky aparat mundëson matjet shumë precize të gjatësisë së boshtit të syrit, lakueshmërisë së sipërfaqes së syrit (kornesë), matje këto të domosdoshme te kirurgjia e kataraktës. Është shumë efikas për shkak se mundëson kryerjen e matjeve me një besueshmëri të lartë të rezultateve. Poashtu, është i përshtatshëm për shkak se është aparat i cili i kryen matjet pa e prekur sipërfaqen e syrit prandaj nuk ka nevojë për anestezion. Me këtë edhe i shmangemi rrezikut të përhapjes së infeksioneve. Klinika jonë është krenare që posedon këtë aparat të domosdoshëm për të kryer matjet precize te operacionet e kataraktës dhe operacionet refraktive.


IOL Master

technology technology technology technology technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).