Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia LadarVision 4000


LadarVision 4000

Sistemi LADARVision 4000 përdor teknologjinë e nivelit më të lartë, aprovuar nga FDA (agjencia shtetërore amerikane për ushqim dhe barëra), me qëllim të korrigjimit te shkurtpamësisë, largpamësisë dhe astigmatizmit. Duke inkorporuar sistemin aktiv 'tracking', LADARVision 4000 ofron një precizitet superior në procedurën laserike të korrigjimit të të pamurit.

Sistemi LADARVision 4000 nga Alcon, ka tejkaluar kërkesat e FDA-s, duke përmirësuar saktësinë në rimodelimin e kornesë. Duke përdorur një rreze laserike më të vogël se trashësia e një fije floku të njeriut (më e hollë se 1mm), LADARVision 4000 mundëson rimodelim më preciz dhe më të lëmueshëm te kornesë.


LADARVision 4000 është zhvilluar nga radar-teknologjia e NASA-s. LADARVision 4000 ësht sistemi i parë i licencuar nga FDA për përdorim të sistemit 'tracking' (sistemi për përcjelljen e lëvizjeve të syrit). Ky sistem mundëson që rrezja laserike të aplikohet me një saktësi të madhe, pasi me ndihmën e këtij 'tracking' sistemi, LADARVision mat lëvizjet e syrit 4000 herë në sekondë.

Mësoni më shumë për kirurgjinë laserike.


LadarVision 4000

technology technology technology technology technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).