Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia Perimetria


Perimetria

Perimetria apo fusha pamore është një test me të cilin kontrollohet pamja periferike (anësore). Perimetria ndihmon për të përcaktuar disa lloje të caktuara të humbjes së të pamurit. Perimetria paraqet testin më të mirë në kontrollimin e humbjes së pamjes për shkak të sëmundjes së glaukomës (tensionit të rritur të syrit). Sidomos është e rëndësishme në zbulimin e ndryshimeve të hershme në pamje, të shkaktuara nga dëmtimi i nervit optik për shkak të glaukomës ose për shkak të sëmundjeve tjera.

Testimet e rregullta të perimetrisë mund të përdoren për të kontrolluar nëse trajtimi i glaukomës është duke parandaluar humbjen e mëtutjeshme të shikimit.

Përveç kontrollimit të sëmundjes së glaukomës, testi i perimetrisë përdoret edhe në sëmundjet tjera si p.sh. te sëmundjet e nervit optik, retinopative të ndryshme, rrugëve nervore nga nervi optik deri në qendrat trurore, etj.

Klinika jonë përdor aparatin Humphrey të prodhuesit të njohur Carl Zeiss. Ky aparat paraqet standardin më të lartë në diagnostifikimin dhe menaxhimin e sëmundjes së glaukomës.


Perimetria

technology technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).