Teknologjia
Ballina → Teknologjia → YAG - laseri
YAG - laseri
Përafërsisht 20% e pacientëve të operuar nga perdja e syrit apo katarakta, do të zhvillojnë turbullim të membranës prapa thjerrëzës që është implantuar brenda në sy. Ky turbullim shkakton pengesa në të pamur. Kjo gjendje njihet më mirë me termin “perdja e dytë”, apo në mjekësi si “turbullim i kapsulës së pasme”
Ky turbullim i kapsulës së pasme nuk mund të parandalohet, por për fat të mirë ekziston aparatura me të cilën shumë lehtë ajo mund të largohet.
Përndryshe, në mungesë të kësaj aparature pacienti duhet t’i nënshtrohet operacionit përsëri.
Turbullimi i kapsulës së pasme mund të largohet me një procedurë laserike të quajtur YAG-laser kapsulotomia, e cila kryhet me aparatin e quajtur YAG-Laser. Klinika jonë posedon aparatin e prodhuesit të njohur Carl Zeiss.
Përveq aplikimit tek katarakta sekondare, YAG-laser përdoret edhe te glaukoma angulare akute dhe kronike, ku kryhet iridektomia dhe me këtë procedure bëhet e mundshme zbritja e tensionit të syrit.
Për të kryer këtë procedurë duhen vetëm disa minuta, tretmani është tërësisht pa dhimbje dhe pacienti lirohet për në shtëpi menjëherë duke vazhduar aktivitetet e tij normalisht.
YAG - laseri



