Mbi Klinikën
Ballina → Klinika Gjermane e Syrit → Mbi Klinikën
Të përkushtuar në përmirësimin e të pamurit tuaj
Klinika Gjermane e Syrit ka filluar punën e vet në qershor të vitit 2005, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të trajtimit të sëmundjeve të syrit sipas standardeve gjermane dhe europiane.
Klinika Gjermane e Syrit njihet si klinika e parë në Kosovë dhe rajon që filloi me aplikimin e metodave të avancuara operative ku si shembull marrim atë të korrikut të vitit 2005, kur u krye intervenimi i parë laserik i largimit të dioptrisë, pastaj në shtator të vitit 2005 u krye intervenimi i parë i vitrektomisë, në nëntor të vitit 2008 u krye intervenimi i parë i vitrektomisë me metodën 25G, në korrik të vitit 2009 u krye intervenimi i parë i viskokanalostomisë dhe intervenime tjera të sofistikuara shumë prej të cilave rrallë kryhen jo vetëm në ndonjë klinikë në rajon por edhe në europën perëndimore.
Klinika jonë i kushton rëndësi edhe edukimit të pacientëve. Kështu, deri tani janë mbajtur dy ligjërata publike lidhur me sëmundjet e ndryshme të syrit. Klinika jonë ka organizuar edhe një simpozium shkencor ndërkombëtar në vitin 2008 ku morrën pjesë shumë mjekë nga vendi dhe rajoni, ndërsa në maj të vitit 2010 mbahet simpoziumi i dytë. Gjatë këtyre takimeve, klinika jonë ka transmetuar drejtpërsëdrejti intervenimet nga salla e operacionit, ku mjekët tjerë janë njohur me metodat që aplikohen në klinikën tonë.



