Shqip
English

Këshilla nga Doktori

BallinaPër Pacientin Këshilla nga Doktori Gjenerale


Gjenerale

Në çfarë kohe mund të vini në Klinikën Gjermane?

Me qëllim që pacientëve t'iu ofrohet shërbim sa më i mirë, në klinikën tonë punojnë mjekë specialistë të syve nga ora 8:00 deri në 20:00. Të shtuneve, orari i punës është nga ora 8:00 deri në 14:00. Të dielën është ditë pushimi. Ndërsa, për pacientët e operuar në klinikën tonë, mjekët tanë janë në gatishmëri 24 orë, në 3 ditët e para pas operacionit.




Sa zgjat një vizitë e rregullt?

Zakonisht, gjatë një vizite të rregullt në klinikën tonë do të kryhen: matja e dioptrisë, matja e tensionit të syrit, ekzaminimi i syrit me biomikroskop dhe ekzaminimi i fundit të syrit (retinës). Këto ekzaminime zakonisht zgjasin rreth 20 minuta. Nëse gjendja juaj kërkon ekzaminime më të detajuara, atëherë mund të ketë nevojë për zgjërim të bebëzave apo ekzaminime shtesë, varësisht nga sëmundja juaj. Në këto raste, vizita juaj do të zgjas më tepër.




Në çfarë intervale është i rekomanduar konsultimi i përgjithshëm?

Disa sëmundje kërkojnë vizita të rregullta te mjeku i syve. Të sëmurët nga diabeti, duhet të kontrollohen së paku një herë në 3 - 6 muaj. Te këta të sëmurë poashtu duhet të kryhet angiografia me fluorescein, me qëllim të përcjelljes së ndryshimeve në fundin e syrit. Personat me sëmundje të tensonit të syrit duhet të masin tensionin e syrit së paku një herë në 3 muaj, gjithashtu duhet të kryejnë ekzaminimin e fushës pamore - perimetrinë, së paku një herë në 6 - 12 muaj, me qëllim të përcjelljes së ndryshimeve në fushën pamore. Natyrisht, te sëmundjet e ndryshme, mjeku do të përcakton intervalin e vizitave, varësisht nga gjendja juaj. Kurse në rastet me përkeqësim të gjendjes, pacienti mund të lajmërohet edhe para afatit të përcaktuar nga mjeku.




Gjenerale


(Alcon Service Contract).
Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë.