Shërbimet dhe Operacionet
Ballina → Shërbimet dhe Operacionet
Kirurgjia e syrit
Ne jemi të lumtur që jemi në gjendje t’ju mirëpresim në faqet tona të rrjetit, ashtu që ju të arrini sa më shpejt te informacionet që ju nevojiten.
Ne jemi klinikë moderne e syrit, e orientuar drejt metodave më moderne të punës. Jemi të paisur me veglat dhe instrumentet më të reja e teknikisht më të mira të kohës, ashtu që mirëqenia dhe shërimi i pacientëve tanë të jetë sa më i suksesshëm dhe më i shpejtë i mundshëm.
Përveç paisjeve themelore për ekzaminim dhe shërim të sëmundjeve të zakonshme të syrit, ne ofrojmë shërbime edhe në shumë fusha speciale, si për shembull: Lasik, PRK, implantim i thjerrëzave Cache, thjerrëzave multifokale ReSTOR, thjerrëzave Torike, operacione antiglaukomatoze të avancuara si viskokanalostomia, operacione të retinës me 25G, etj. të cilat kryhen nga stafi dhe bashkëpunëtorët tanë që kanë një trajnim të mirëfilltë dhe modern në kryerjen e tyre.
Kirurgjia laserike — Metodat e laserkirurgjisë për korrigjimin e gabimeve refraktive kanë marrë një zhvillim të hovshëm me paraqitjen e Excimer-Laserit. Ekzistojnë... (vijon)
Kirurgjia e kataraktit — Operacioni i kataraktit (perdja, pëlhura e syrit) - Katarakta apo perdja e syrit është një sëmundje tipike e moshës së shtyer. Përveç... (vijon)
Kirurgjia e retinës — Retina është shtresë e syrit e cila gjendet në brendi të syrit dhe është e përbërë nga disa shtresa të qelizave nervore. Sëmundja më e... (vijon)
Kirurgjia e glaukomës — Glaukoma paraqet një sëmundje të rëndë të syrit e cila karakterizohet me dëmtim të nervit të syrit që shkaktohet në radhë të parë nga... (vijon)
Kirurgjia e strabizmit — Operacioni i strabizmit: Në rreth gjysmën e fëmijëve me strabizëm, pozita jo e drejtë e syve duhet të përmirësohet me intervenim kirurgjik.... (vijon)



