Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Shërbimet dhe Operacionet

Ballina Shërbimet dhe Operacionet Kirurgjia laserike


Kirurgjia laserike

Metodat e laserkirurgjisë për korrigjimin e gabimeve refraktive kanë marrë një zhvillim të hovshëm me paraqitjen e Excimer-Laserit. Ekzistojnë disa metoda laserike për korrigjimin e dioptrisë, siç janë: PRK, LASIK, LASEK, etj. Mësoni më shumë mbi teknologjinë e LadarVision 4000

Video e shkurtër mbi procesin e Kirurgjisë Laserike — Shiko versionin e gjatë (9:51 minuta)



LASIK (Lazer in situ Keratomileus): momentalisht është metoda më shpeshtë që zbatohet. Fillimisht preparohet një shtresë e hollë nga epiteli, nga shtresa e sipërme e stromës dhe ngrihet lartë si një fletë libri. Pastaj, në pjesën qëndrore të stromës aplikohen rrezet e laserit me qëllim të korrigjimit të dioptrisë. Në fund, shtresa e preparuar (në anglisht "flap") kthehet në vendin e vet. Me këtë metodë nuk ka nevojë të vendosen thjerrëza kontakti. Shtatëdhjetë përqind (70%) e pacientëve, që të nesërmen mund të drejtojnë përsëri automobilin.

PRK: tek PRK (keratektomia fotorefraktive, në shqip do të ishte KFR), epiteli i kornesë hiqet me një shpatullë nga sipërfaqja dhe zbulohet stroma e kornesë që ndodhet nën të. Pastaj, në këtë stromë aplikohen rrezet e laserit me qëllim të rimodelimit të kornesë dhe në këtë mënyrë korrigjohet dioptria. Pas aplikimit të laserit, mbi korne vendoset një thjerrëz kontakti, e cila qëndron disa ditë deri sa sipërfaqja e kornesë të epitelizohet. Pas një kohe, kjo thjerrëz largohet.

LASEK: është përzierje e PRK dhe LASIK. Tek kjo metodë, ngjashëm sikur tek LASIK, ngrihet një shtresë e hollë, por që këtu preparohet vetëm nga epiteli dhe heqja me laser kryhet sikur tek PRK-ja, në sipërfaqen e stromës. Edhe me këtë metodë, duhet të përdoren disa ditë thjerrëzat e kontaktit. 

Me këto metoda arrihet që kornea të rimodelohet me një aplikim laserik të nivelit më të lartë kualitativ.





LadarVision 4000

technology technology technology technology technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).