Marrëveshje Bashkpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë

Më datën 09.06.2011 Klinika Gjermane e Syrit nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë-Kosovë, për sigurimin e shërbimeve shëndetësore oftalmologjike të cilat nuk ofrohen në institucionet publike shëndetësore. Me këtë marrëveshje, pacientët nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë shtetit, por të gjitha shërbimet që nuk mund t'i kryejne ne spitalet…

Më shumë >>



Teknologjia

Ballina Teknologjia Angiografia me Fluorescein


Angiografia me Fluorescein

Ekzaminimet e syrit dhe intervenimet lazerike — ANGIOGRAFIA ME FLUORESCEIN është një ekzaminim i cili përdor fluoresceinën dhe kamerën speciale për të fotografuar dhe analizuar qarkullimin e gjakut në retinë (fundin e syrit) dhe horoide. Fluoresceina është një materie speciale e cila injektohet në një venë të krahut dhe qarkullon në enët e gjakut të organizmit. Pas kalimit të kësaj substance nëpër enët e gjakut të retinës (fundit të syrit), kamera speciale fotografon këto enë të gjakut dhe jep informacione rreth gjendjes së tyre, gjegjësisht jep informacione rreth ndryshimeve në retinë, paraqitjen e enëve abnormale të gjakut, etj. Klinika jonë përdor aparatin e prodhuesit të njohur Carl Zeiss – Visucam Lite Digital Camera.

Pse kryhet testi?
Nëse mjeku juaj dyshon për abnormalitete në fundin e syrit, atëherë ai mund të rekomandon kryerjen e angiografisë me fluorescein. Angiografia shpesh bëhet edhe për përcjelljen e gjendjes te disa sëmundje si p.sh. diabeti apo sëmundja e sheqerit, një sëmundje që dobëson enët e gjakut të retinës dhe si pasojë rrjedhjen nga to të gjakut apo fluideve. Degjenerimi i makulës është një sëmundje tjetër që shkakton rrjedhjen e gjakut apo fluideve nga enët e gjakut të retinës. Të dy këto abnormalitete mund të trajtohen me laser, në mënyrë që të parandalohet humbja e shikimit, ndërsa përcjellja e rezultateve bëhet duke përdorur angiografinë me fluorescein. Pa ndihmën e angiografisë me fluorescein, oftalmologu juaj nuk do të dijë me saktësi se ku ekziston rrjedhja, dhe më këtë edhe pikën e saktë të trajtimit me laser.

Cilat janë rreziqet?
Pas marrjes së fluoresceinës, lëkura juaj mund të zverdhet për disa orë. Kjo ngjyrë do të zhduket pasi veshkët e filtrojnë fluoresceinën nga trupi juaj. Për shkak se fluoresceina largohet me ndihmën e veshkëve, atëherë edhe urina juaj do të merr ngjyrë portokalli të mbyllët për rreth 24 orë. Te disa individë mund të paraqitet një ndjenjë e lehtë e vjelljes, por kjo zakonisht kalon brenda disa sekondave. Nëse fluoresceina rrjedh jashtë ndonjë vene të dobët të krahut, atëherë në vendin e injektimit mund të paraqitet djegie e lokalizuar dhe ngjyrë e verdhë e lëkurës. Kjo zakonisht zgjat disa minuta. Reaksionet alergjike ndaj fluoresceinës janë zakonishtë shumë të rralla. Nëse paraqiten, mund të shkaktojnë një skuqje dhe kruarje të lëkurës. Kjo zakonisht trajtohet me antihistaminik oral apo të injektueshëm, varësisht prej ashpërsisë së simptomeve. Ndërsa edhe më rrallë, mund të paraqiten reaksionet e rënda alergjike (anafilaksa) të cilat mund të kërcënojnë edhe jetën. Prandaj, në klinikën tone të gjitha angiografitë me fluoresceinë kryhen nën prezencën e anesteziologut, i cili është aty për të intervenuar në rast të ndonjë reaksioni jo të dëshirueshëm.


Angiografia me Fluorescein

technology technology technology

Klinika Gjermane e Syrit posedon "Gold Standard Service" nga ALCON që nënkupton servisim të rregullt dhe nivel më të lartë të precizitetit dhe shërbimit për pacientët tanë. (Alcon Service Contract).