Stafi

Dr. Minir Asani

Ka kryer trajnimin profesional në ish-shtetet e Jugosllavisë, në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Që nga viti 1988 merret me Oftalmologji, nga viti 2000 punon në klinikën private në Lynen (Lünen) afër Dortmundit, ndërsa në Mars të vitit 2008 hap një ndër klinikat më moderne në Gjermani, në Dortmund (http://www. augenklinik-westfalen.de). Interesimet e tij kryesore janë kirurgjia e kataraktës dhe procedurat refraktive sikur Lasik, implantimi i lentave multifokale dhe lentave torike.

Dr. Asani është anëtar i disa shoqatave oftalmologjike si:

  • AAO: Akademia Oftalmologjike Amerikane (American Academy of Ophtalmology)
  • ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
  • KRC: Komisioni për kirurgji refraktive (Kommission für Refraktive Chirurgie)
  • DGII: Shoqata gjermano folëse për Implantimin e lentave intraokulare, kirurgji intervente dhe refraktive (Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie)
Dr. Valbon Ajazaj

Dr. Valbon Ajazaj përfundoi studimet në mjekësi në Universitetin e Prishtinës, ku më 1998 u shpall
student i dalluar i këtij Universiteti. Trajnimin specialistik nga oftalmologjia e filloi në vitin 2003 dhe e
përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm më 2007 (vendet e specializimit: Prizren, Prishtinë dhe në Bon
të Gjermanisë). Nga viti 2008 magjistër i shkencave mjekësore dhe para momentalisht para përfundimit
te doktoratës. Nga viti 2005 punon në Institutin e Oftalmologjisë – Klinika Gjermane e Syrit, Prishtinë.

Dr. Afrim Shabani

U lind më 20.04.1974 në Gjilan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë, si dhe specializimin nga oftalmologjia. Në kuadër të specializimit qëndroi një kohë në Zagreb të Kroacisë dhe Turqi, poashtu kreu edhe trajnime të shumta në Gjermani, Bullgari.

Në nëntor të vitit 2008 mbrojti temën e magjistraturës dhe fitoi titullin magjistër i shkencave mjekësore. Është asistent i lëndës së Anatomisë në kuadër të Universitetit të Prishtinës. Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë punon nga viti 2005.

Rregullisht merr pjesë në kongreset që organizohen në Gjermani. Ka kryer një numër të trajnimeve në klinikën e bashkëpunëtorëve tanë në Dortmund. Ka prezentuar shumë punime shkencore si autor dhe bashkautor në kongrese e seminare si në vend ashtu edhe jashtë tij.