Mjekët

Dr. Spec. Belinda Pustina

Dr. Belinda Pustina, e lindur në Prishtinë, diplomoi në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës, dega Mjekësi e Përgjithshme. Në vitin 2015 përfundoi me sukses të dalluar specializimin në degën Oftalmologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Syve, Prishtinë, dhe nga viti 2016 ushtron profesionin e specialistit të Oftalmologjisë. Në vitin 2021 mbrojti temën e doktoratës dhe mori titullin “Doktor i shkencave mjekësore” në specialitetin Neuroshkencë, me temë “Tumoret e Orbitës”, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.

Gjatë studimeve qëndroi për një kohë për shkëmbim të përvojave në Klinikën Universitare në Hamburg, Gjermani (Universitattsklinikum Hamburg-Eppendorf). Poashtu gjatë viteve të specializimit ka qenë përfituese e bursave nga Shoqata Europiane e Oftalmologëve (SOE) dhe Shoqata Europiane për Kataraktë dhe Kirurgji Refraktare (ESCRS), dhe ka qëndruar në Klinika eminente Oftalmologjike për
trajnim specialistik siç janë IMO-Insitute of Ocular Microsurgery, Barcelonë, Spanjë, Instituto de Oftalmologia Dr. Gama Pinto, Lisbonë, Portugali, si dhe ishte bursiste e fondacionit Amerikano-Austriak për Seminaret e Salzburgut “Weill Cornell” në Austri.

Ka marrë pjesë aktive në trajnime ndërkombëtare të Oftalmologjisë (ESASO-European School for Advanced Studies in Ophthalmology) dhe është autore dhe koautore e publikimeve shkencore dhe prezentimeve gjatë kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në vitin 2015 u zgjodh Përfaqësuese Kombëtare e Oftalmologëve të Rinjë të Kosovës në Shoqatën Europiane të Oftalmologëve (YO National Representative). Poashtu është pjesë e ekipit drejtues të Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës, pjese e ekipit themelues të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe pjesë e Bordit Editorial të revistës së Kolegjit (KJS- Kosova Journal of Surgery).

Në kuadër të Programit Europian për Lidership në Oftalmologji EULDP (European Leadership Development Program for Ophthalmologists) me sukses u çertifikua pas një programi dy vjeçar nga Shoqata Europiane e Oftalmologëve si program për Oftalmologët me potencial për udhëheqës në Oftalmologjinë Europiane. Anëtarësimet: ESCRS (European Society for Cataract and Refractive Surgery);SOE (European Society of Ophthalmologists); SHOFK (Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës), KKK ( Kolegji i Kirurgëve të Kosovës).