Klinika Gjermane e Syrit në Prishtinë u themelua në vitin 2005 si qendër e specializuar në oftalmologji, me misionin për të ofruar diagnostikim të avancuar dhe trajtim të sigurt për sëmundjet e syrit në Kosovë dhe më gjerë. Që nga dita e parë, klinika ka ndjekur një qasje të bazuar në standarde ndërkombëtare, teknologji bashkëkohore dhe staf të kualifikuar ndërkombëtarisht.
Gjatë këtyre 20 viteve, Klinika Gjermane e Syrit është bërë sinonim i inovacionit dhe profesionalizmit në fushën oftalmologjike në Kosovë, duke qenë shpesh ndër të parat që kanë implementuar procedura dhe pajisje të avancuara në trajtimin e sëmundjeve të syrit.
2005 – Themelimi i Klinikës Gjermane të Syrit në Prishtinë. Kryhen ndërhyrjet e para LASIK me LADARWave 4000 dhe operacionet e para të retinës me metodën 20G.
2007 – Fillon implantimi i lenteve premium (multifokale, torike, ICL) dhe aplikimi intravitreal i substancës Avastin.
2008–2009 – Realizohen për herë të parë operacionet e retinës me 25G, Canaloplasty dhe Trabeculotomy të asistuar me teknologji të avancuar (iTrack, Glaukolight).
2010 – Fillon trajtimi i keratoconusit me Riboflavinë dhe UVX.
2012 – Hapet dega në Tiranë dhe fillon përdorimi i teknologjisë Alcon WaveLight EX 500 për LASIK.
2013 – Fillon aplikimi i “Ozurdex” dhe transplanti i kornesë – Keratoplastika.
2015 – Klinika shënon 10-vjetorin e themelimit dhe bëhet Qendër Referente për Kirurgji Refraktive të ALCON për Europën Juglindore.
2016 – Fillon përdorimi i lentës multifokale “Symfony” dhe procedurat me Femto-LASIK për kataraktë dhe dioptri.
2020 – Aplikohet për herë të parë në Kosovë metoda “No-touch” – Streamlight për korrigjimin e dioptrisë.
2021 – Realizohet implantimi i “Corneal Ring”.
2023 – Fillon implantimi i lenteve të avancuara multifokale “Clareon Panoptix” dhe aplikimi intravitreal i barnës më të re “Vabysmo”.
Gjatë dy dekadave të funksionimit, Klinika Gjermane e Syrit është afirmuar si klinika më e avancuar dhe më e besuar në fushën e oftalmologjisë në Kosovë.
20,000+ ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme dhe mijëra pacientë të trajtuar me efikasitet, klinika ofron kujdes të specializuar duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologji moderne dhe standarde të larta profesionale.
ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme dhe mijëra pacientë të trajtuar me efikasitet, klinika ofron kujdes të specializuar duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologji moderne dhe standarde të larta profesionale.
dhe mijëra pacientë të trajtuar me efikasitet, klinika ofron kujdes të specializuar duke kombinuar ekspertizën mjekësore me teknologji moderne dhe standarde të larta profesionale.
Klinika Gjermane e Syrit është Qendër Referuese për Alcon LenSx® që nga viti 2018
Jemi këtu për ty! Cakto konsultën dhe le të flasim për nevojat dhe shqetësimet e tua – së bashku gjejmë zgjidhjen më të mirë.
KGJS™ All rights reserved