DR. SPEC. MINIR ASANI
Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, përfshirë ish-Jugosllavinë, Gjermaninë dhe SHBA-të. Sot, numëron më shumë se 20 vite përvojë pune, në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku vazhdoi kualifikimin e tij profesional në fushën e oftalmologjisë. Dhe pikërisht Lünen, ishte vendi ku ai themeloi qendrën e parë të laserit të syve në rrethin e Unna-së. Fushat specialistike të Dr. Asanit në lëminë e oftalmologjisë, ndër të tjera përfshijnë kirurgjinë e kataraktës, kirurgjinë refraktive (metodën LASIK, implantimin e lenteve multifokale, lenteve torike, etj.) dhe trajtimin e Sindromit të syrit të thatë.
Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.
Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikën DOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.
Dr. Asani është anëtar i shoqatave të oftalmologjisë në vijim:
- ISRS (International Society of Refractive Surgery)
- AAO (American Academy of Ophthalmology)
- BDOC (Bundesverband Deutscher Ophthalmo Chirurgen)
- ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
- ASCRS (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
- AAO (American Academy of Ophtalmology)
- ISRS (International Society of Refractive Surgery)
- Bund Deutscher Operierender Augenärzte (Association of German Ophthalmic Surgeons)
- BVA/Berufsverband der Augenärzte (Professional Association of Ophthalmologists)
- DOG/Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft (German Ophthalmological Society)
- DGII/Deutschsprachige Gesellschaft für Intraokularlinsen-lmplantation, interventionelle und refraktive Chirurgie (German Speaking Society for Intraocular Lens Implantation and Refractive Surgery)
- ESCRS (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
- KRC/Kommission für Refraktive Chirurgie Practitioner (Refractive Surgery Committee)
- WOA/Westfälische Operierende Augenärzte (Westphalian Ophthalmic Surgeons)
- VGA/Vereinigung Operierender Augenärzte (Association of Ophthalmic Surgeons)
DR. VALBON AJAZAJ, DR. SCI.
Dr.Valbon Ajazaj përfundoi studimet në mjekësi në Universitetin e Prishtinës (1993/94 – 2000, nota mesatare 9.41), ku më 1998 u shpall student i dalluar i këtij Universiteti. Specializimin nga oftalmologjia e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm më 2007 (vendet e specializimit: Prizren, Prishtinë dhe në Bonn të Gjermanisë, ku qëndroi si bursist i Shoqatës së Oftalmologëve Evropianë).
Studimet pasdiplomike të Magjistraturës i përfundoi në vitin 2008, ndërsa studimet e Doktoratës në vitin 2019 (“Magjistër dhe Doktor i Shkencave të Mjekësisë”), temat e hulumtimit: ndikimi i trashësisë qendrore korneale në tensionin intraokular te të sëmurët me glaukomë dhe te personat pas intervenimit Lasik.
Ndër mjekët e parë në regjion që filloi të kryejë intervenimet refraktive Lasik në mënyrë të pavarur në 2007 (trajnimi nën udhëheqjen e Dr.Minir Asani), ndërsa nga viti 2009 intervenimet e kataraktës (trajnimi nën udhëheqjen e Dr.M.Asani, Dr.T.Tandogan dhe Dr.G.Scharioth).
Pjesëmarrës në shumë kongrese botërore dhe evropiane, si autor dhe koautor i shumë punimeve shkencore, të publikuara në revista vendore dhe ndërkombëtare. Anëtar i Shoqatës së Oftalmologëve Gjerman (DOG) që në vitin 2004.
Hobi: sporti dhe muzika (kreu shkollën fillore dhe të mesme të muzisës në Prizren, drejtimi violinë).
Punon si specialist i oftalmologjisë në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë që nga viti 2005.
PROF. ASS. AFRIM SHABANI, DR. SCI.
Afrim M Shabani u lind në Gjilan me 20.04.1974. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Me 2001 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Është zgjedhur asistent në lënden e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti Prishtinës në vitin 2002.
Me 2018 është avansuar në Profesor asistent në lëndën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2003 filloi specializimin nga lënda e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku e kreu me 2007. Punon si Oftalmolog nga 2005 ne Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë.
Me 2008 mbrojti temën e magjistraturës me temën “Krahasimi i gjatësisë së boshtit aksial të bulbit me biometri konvencionale dhe me biometri optike në kalkulimin e lentës intraokulare” në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe mori titullin “Magjistër i shkencave të mjekësisë”. Me 2016 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Vlerësimi i përkuelshmërisë së kornesë te pacientët e trajtuar me LASIK” në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe mori titullin “Doktor i shkencave te mjekësisë”.
Gjate kohës së specializimit dhe pas kryerjes së tij Prof. Ass. Afrim Shabani qëndroi për trajnime dhe avansime të vazhdueshme profesionale (Metodat operative të avansuara në kirurgjinë e kataraktës dhe LASIK) në qendra të ndryshme ndërkombëtare : Gjermani, Indi, Austri, Itali, Kroaci, Turqi, Bullgari.
Publikime të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe kombtare. Prezentime të punimeve shkencore në kongrese dhe simpoziume ndërkombtare (Japoni, SHBA, Gjermani, Zvicër, Turqi, Maqedoni) dhe ato të vendit.
DR. MED. GABOR SCHARIOTH, PH.D.
Ka lindur ne Berlin, Gjermani. Ka kryer studimet e mjekësisë në vitin 1987-1993 në Univerzitetin Humboldt të Berlinit, kampusi Charlite ne Gjermani.
Provimet në oftalmologji – 19 gusht 1998, Dhoma e mjekëve Berlin, Gjermani
“Një studim mbi të ardhmen e kirurgjisë në sytë ku kombinohen glaukoma me kataraktin”
11 shator 1998 Berlin Prof. Ch. Hartmann, Univerziteti Humboldt, Berlin, Gjermani.
PH.D. – “Nga sklerektomi e thellë në kanaloplastikë – a është e mundur të rivendoset rrjedha natyrale te pacientët me glaukomë kronike me kënd të hapur”
Prej vitit 1998 – oftalmokirurg i segmentit të përparmë dhe te pasmë.
Themelues i qendrës të syve në Recklinghausen, Gjermani.
Anëtarësi:
- EVRS: Shoqata evropiane vitreoretinale (European VitreoRetinal Society)
- ESCRS: Shoqata Evropiane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (European Society of Cataract and Refractive Surgery)
- ASCRS: Shoqata Amerikane e kataraktës dhe kirurgjisë refraktive (American Society of Cataract and Refractive Surgery)
- DOG: Shoqata gjermane e oftalmologjisë (Deutsche Ophthalmologische Gesellschaft)
- BDOC: Lidhja federale gjermane e kirurgëve oftalmologë (Bundesverband Deutscher Ophthalmochirurgen)
- VoAWL: Organizata e mjekëve të syve që operojnë Westfalen –Lippe (Vereinigung operierender Augenärzte Westfalen- Lippe)
- Lidhja profesionale e mjekëve të syrit
- Lidhja e mjekeve me dëshmi
- Më shumë se 200 prezantime në takime shkencore kombëtare e ndërkombëtare.
PROF. DR. SCI. GAZMEND KAÇANIKU
Profesor Gazmend Kaçaniku, e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Në Klinikën e syve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë është i punësuar nga viti 1986. Specializimin nga Oftalmologjia e filloi në vitin 1988. Vitin përfundimtar (1990-1991) të specializimit e përfundoi në Klinikën e syve – Rebro të Universitetit të Zagrebit, Kroaci.
Në vitin 1999 ka qenë në subspecializim për trajtimin e sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion në Klinikën e Syve të Universitetit të Shkencave Mjekesore në Kanazawa, Japoni.
Në vitin 2000 me qëllim të avansimit të vazhdueshëm profesional është ftuar në Klinikën e Syve në Linkoping, Suedi.
Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë është i angazhuar nga viti 2012.
Është Oftalmologu i parë në Kosovë që filloi trajtimin sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion si dhe me aplikimin e tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit.
Studimet pasdiplomike të magjistraturës i përfundoi në vitin 1998 në Universitetin e Prishtinës duke mbrojtur temën: “Modifikimi i dakriocitorinostomisë me fiksacion të orificiumit” dhe fitoi titullin Magjistër i Shkencave të Mjekësisë.
Në vitin 2005 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Aplikimi i tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit” dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë.
Në procesin mësimor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës është i angazhuar nga viti 1995 ku së pari zgjedhet Asistent ndërsa në vitin 2007 zgjedhet Profesor për lëndën e Oftalmologjisë.
Profesor Gazmend Kaçaniku nga viti 2009 është zgjedhur Shef i Katedrës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Ka qenë Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës prej vitit 2005-2008. (www.shofk.org)
Ka botuar punime si autorë i parë dhe koautorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca Europiane dhe Botërore me prezentime dhe në cilësi të ligjëruesit të ftuar si në: Gjermani, Austri, Slovaki, Hungari, Sloveni, Turqi, Brazil, Japoni, Emirate të Bashkuara Arabe, Indi, Malejzi, Shri Llankë dhe Tajvan.
Ka qenë Kryetar i Kongresit të 16-të Shoqatës të Oftalmologëve të Europës Juglindore (16 th Congress of South-East European Ophthalmological Society (SEEOS), të mbajtur në Prishtinë, 31 maj – 02 qershor 2019 (www.seeos.org).
Është anëtar i Bordit te SEEOS – South-East European Ophthalmological Society (www.seeos.org)
Është Kyetar për AMDA Kosova – Association of Medical Doctors of Asia, headquarter in Japan. (www.amda.or.jp)
Dr. Spec Belinda Pustina
Dr. Belinda Pustina, e lindur në Prishtinë, diplomoi në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës, dega
Mjekësi e Përgjithshme. Në vitin 2015 përfundoi me sukses të dalluar specializimin në degën
Oftalmologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Syve, Prishtinë, dhe nga viti 2016
ushtron profesionin e specialistit të Oftalmologjisë. Në vitin 2021 mbrojti temën e doktoratës dhe mori
titullin “Doktor i shkencave mjekësore” në specialitetin Neuroshkencë, me temë “Tumoret e Orbitës”,
në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.
Gjatë studimeve qëndroi për një kohë për shkëmbim të përvojave në Klinikën Universitare në Hamburg,
Gjermani (Universitattsklinikum Hamburg-Eppendorf). Poashtu gjatë viteve të specializimit ka qenë
përfituese e bursave nga Shoqata Europiane e Oftalmologëve (SOE) dhe Shoqata Europiane për
Kataraktë dhe Kirurgji Refraktare (ESCRS), dhe ka qëndruar në Klinika eminente Oftalmologjike për
trajnim specialistik siç janë IMO-Insitute of Ocular Microsurgery, Barcelonë, Spanjë, Instituto de
Oftalmologia Dr. Gama Pinto, Lisbonë, Portugali, si dhe ishte bursiste e fondacionit Amerikano-Austriak
për Seminaret e Salzburgut “Weill Cornell” në Austri.
Ka marrë pjesë aktive në trajnime ndërkombëtare të Oftalmologjisë (ESASO-European School for
Advanced Studies in Ophthalmology) dhe është autore dhe koautore e publikimeve shkencore dhe
prezentimeve gjatë kongreseve kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në vitin 2015 u zgjodh Përfaqësuese Kombëtare e Oftalmologëve të Rinjë të Kosovës në Shoqatën
Europiane të Oftalmologëve (YO National Representative). Poashtu është pjesë e ekipit drejtues të
Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës, pjese e ekipit themelues të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe
pjesë e Bordit Editorial të revistës së Kolegjit (KJS- Kosova Journal of Surgery). Në kuadër të Programit
Europian për Lidership në Oftalmologji EULDP (European Leadership Development Program for
Ophthalmologists) me sukses u çertifikua pas një programi dy vjeçar nga Shoqata Europiane e
Oftalmologëve si program për Oftalmologët me potencial për udhëheqës në Oftalmologjinë Europiane.
Anëtarësimet: ESCRS (European Society for Cataract and Refractive Surgery);SOE (European Society of
Ophthalmologists); SHOFK (Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës), KKK ( Kolegji i Kirurgëve të Kosovës).