Afrim M Shabani u lind në Gjilan me 20.04.1974. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Me 2001 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Është zgjedhur asistent në lënden e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti Prishtinës në vitin 2002.
Me 2018 është avansuar në Profesor asistent në lëndën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2003 filloi specializimin nga lënda e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku e kreu me 2007. Punon si Oftalmolog nga 2005 ne Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë.
Me 2008 mbrojti temën e magjistraturës me temën “Krahasimi i gjatësisë së boshtit aksial të bulbit me biometri konvencionale dhe me biometri optike në kalkulimin e lentës intraokulare” në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe mori titullin “Magjistër i shkencave të mjekësisë”. Me 2016 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Vlerësimi i përkuelshmërisë së kornesë te pacientët e trajtuar me LASIK” në Universitetin e Mjekësisë në Tiranë dhe mori titullin “Doktor i shkencave te mjekësisë”.
Gjate kohës së specializimit dhe pas kryerjes së tij Prof. Ass. Afrim Shabani qëndroi për trajnime dhe avansime të vazhdueshme profesionale (Metodat operative të avansuara në kirurgjinë e kataraktës dhe LASIK) në qendra të ndryshme ndërkombëtare : Gjermani, Indi, Austri, Itali, Kroaci, Turqi, Bullgari.
Publikime të punimeve shkencore në revista ndërkombëtare dhe kombtare. Prezentime të punimeve shkencore në kongrese dhe simpoziume ndërkombtare (Japoni, SHBA, Gjermani, Zvicër, Turqi, Maqedoni) dhe ato të vendit.
KGJS™ All rights reserved