Mjekët

PROF. ASOC. Gazmend Kaçaniku

Profesor Gazmend Kaçaniku, e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Në Klinikën e syve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë është i punësuar nga viti 1986. Specializimin nga Oftalmologjia e filloi në vitin 1988. Vitin përfundimtar (1990-1991) të specializimit e përfundoi në Klinikën e syve – Rebro të Universitetit të Zagrebit, Kroaci.
Në vitin 1999 ka qenë në subspecializim për trajtimin e sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion në Klinikën e Syve të Universitetit të Shkencave Mjekesore në Kanazawa, Japoni.
Në vitin 2000 me qëllim të avansimit të vazhdueshëm profesional është ftuar në Klinikën e Syve në Linkoping, Suedi.
Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë është i angazhuar nga viti 2012.

Është Oftalmologu i parë në Kosovë që filloi trajtimin sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion si dhe me aplikimin e tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit.
Studimet pasdiplomike të magjistraturës i përfundoi në vitin 1998 në Universitetin e Prishtinës duke mbrojtur temën: “Modifikimi i dakriocitorinostomisë me fiksacion të orificiumit” dhe fitoi titullin Magjistër i Shkencave të Mjekësisë.
Në vitin 2005 mbrojti temën e Doktoratës me titull “Aplikimi i tubave të silikonit në trajtimin e sëmundjeve të rrugëve eliminatore të lotit” dhe fitoi titullin Doktor i Shkencave të Mjekësisë.
Në procesin mësimor në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës është i angazhuar nga viti 1995 ku së pari zgjedhet Asistent ndërsa në vitin 2007 zgjedhet Profesor për lëndën e Oftalmologjisë.
Profesor Gazmend Kaçaniku nga viti 2009 është zgjedhur Shef i Katedrës së Oftalmologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës.
Ka qenë Kryetar i Shoqatës së Oftalmologëve të Kosovës prej vitit 2005-2008. (www.shofk.org)
Ka botuar punime si autorë i parë dhe koautorë në revista shkencore ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca Europiane dhe Botërore me prezentime dhe në cilësi të ligjëruesit të ftuar si në: Gjermani, Austri, Slovaki, Hungari, Sloveni, Turqi, Brazil, Japoni, Emirate të Bashkuara Arabe, Indi, Malejzi, Shri Llankë dhe Tajvan.
Ka qenë Kryetar i Kongresit të 16-të Shoqatës të Oftalmologëve të Europës Juglindore (16 th Congress of South-East European Ophthalmological Society (SEEOS), të mbajtur në Prishtinë, 31 maj – 02 qershor 2019 (www.seeos.org).
Është anëtar i Bordit te SEEOS – South-East European Ophthalmological Society (www.seeos.org)
Është Kyetar për AMDA Kosova – Association of Medical Doctors of Asia, headquarter in Japan. (www.amda.or.jp)