Stafi

Në Klinikën Gjermane të Syrit, shëndeti dhe shikimi juaj janë prioriteti ynë kryesor. Me ndihmën e teknologjisë më të avancuar dhe metodave inovative oftalmologjike, ne angazhohemi jo vetëm për ruajtjen e shikimit tuaj, por edhe ne ofrimin e një eksperience sa më të lehtë dhe të mirë për ju.

Për ne, kujdesi ndaj pacientit nuk kufizohet vetëm tek trajtimi – ai përfshin gjithashtu një qasje të personalizuar dhe një standard të lartë profesionalizmi. Trajnimet e vazhdueshme të ekipit tonë, certifikimet ndërkombëtare dhe pajisjet më të avancuara sigurojnë që cdo gjë të jetë në nivelin e duhur.

Pse të zgjidhni Klinikën Gjermane të Syrit?

Stafi i Klinikës Gjermane të Syrit përfaqëson një trupë të përkushtuar mjekësh oftalmologë me përvojë të gjatë klinike. Çdo anëtar i ekipit tonë ka ndërtuar karrierën mbi bazat e dijes shkencore, trajnimit të vazhdueshëm dhe angazhimit për zbatim të standardeve ndërkombëtare në praktikën mjekësore.

Profesionalizmi i stafit tonë reflektohet në çdo aspekt të punës: nga komunikimi i qartë me pacientin, te vendimmarrja e bazuar në të dhëna klinike, protokollet e trajtimit dhe ndjekja rigoroze e rezultateve. Mjekët tanë angazhohen në edukim të vazhdueshëm, pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare dhe aplikim të metodave të reja diagnostikuese dhe terapeutike në fushën e oftalmologjisë.

Etika mjekësore, përgjegjësia profesionale dhe përkushtimi ndaj sigurisë së pacientit janë vlera që udhëheqin çdo kontakt, çdo konsultë dhe çdo ndërhyrje që realizohet në klinikën tonë.

Dr.Valbon Ajazaj përfundoi studimet në mjekësi në Universitetin e Prishtinës (1993/94 – 2000, nota mesatare 9.41), ku më 1998 u shpall student i dalluar i këtij Universiteti. Specializimin nga oftalmologjia e filloi në vitin 2003 dhe e përfundoi me sukses të jashtëzakonshëm më 2007 (vendet e specializimit: Prizren, Prishtinë dhe në Bonn të Gjermanisë, ku qëndroi si bursist i Shoqatës së Oftalmologëve Evropianë).
Studimet pasdiplomike të Magjistraturës i përfundoi në vitin 2008, ndërsa studimet e Doktoratës në vitin 2019 (“Magjistër dhe Doktor i Shkencave të Mjekësisë”), temat e hulumtimit: ndikimi i trashësisë qendrore korneale në tensionin intraokular te të sëmurët me glaukomë dhe te personat pas intervenimit Lasik.

Lexo më shumë

Afrim M Shabani u lind në Gjilan me 20.04.1974. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Me 2001 kreu Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Është zgjedhur asistent në lënden e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë , Universiteti Prishtinës në vitin 2002.
Me 2018 është avansuar në Profesor asistent në lëndën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës.
Në vitin 2003 filloi specializimin nga lënda e Oftalmologjisë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku e kreu me 2007. Punon si Oftalmolog nga 2005 ne Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë.

Lexo më shumë

Profesor Gazmend Kaçaniku, e përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1984. Në Klinikën e syve të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë është i punësuar nga viti 1986. Specializimin nga Oftalmologjia e filloi në vitin 1988. Vitin përfundimtar (1990-1991) të specializimit e përfundoi në Klinikën e syve – Rebro të Universitetit të Zagrebit, Kroaci.
Në vitin 1999 ka qenë në subspecializim për trajtimin e sëmundjeve të retinës me laser fotokoagulacion në Klinikën e Syve të Universitetit të Shkencave Mjekesore në Kanazawa, Japoni.
Në vitin 2000 me qëllim të avansimit të vazhdueshëm profesional është ftuar në Klinikën e Syve në Linkoping, Suedi.
Në Klinikën Gjermane të Syrit në Prishtinë është i angazhuar nga viti 2012.

Lexo më shumë

Dr. Belinda Pustina, e lindur në Prishtinë, diplomoi në vitin 2008 në Universitetin e Prishtinës, dega Mjekësi e Përgjithshme. Në vitin 2015 përfundoi me sukses të dalluar specializimin në degën Oftalmologji në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Klinika e Syve, Prishtinë, dhe nga viti 2016 ushtron profesionin e specialistit të Oftalmologjisë. Në vitin 2021 mbrojti temën e doktoratës dhe mori titullin “Doktor i shkencave mjekësore” në specialitetin Neuroshkencë, me temë “Tumoret e Orbitës”, në Universitetin e Mjekësisë Tiranë, Fakulteti i Mjekësisë.

Lexo më shumë

Dr. Minir Asani përfundoi trajnimin e tij si specialist i syve në shumë vende, përfshirë ish-Jugosllavinë, Gjermaninë dhe SHBA-të. Sot, numëron më shumë se 20 vite përvojë pune, në fushën e oftalmologjisë dhe kirurgjisë okulistike. Në vitin 2000, ai u bë rezident në Lünen, ku vazhdoi kualifikimin e tij profesional në fushën e oftalmologjisë. Dhe pikërisht Lünen, ishte vendi ku ai themeloi qendrën e parë të laserit të syve në rrethin e Unna-së. Fushat specialistike të Dr. Asanit në lëminë e oftalmologjisë, ndër të tjera përfshijnë kirurgjinë e kataraktës, kirurgjinë refraktive (metodën LASIK, implantimin e lenteve multifokale, lenteve torike, etj.) dhe trajtimin e Sindromit të syrit të thatë.
Dr. Asani është bashkëthemelues dhe partner menaxhues i klinikave të syrit dhe qendrave kirurgjikale DOmed në Dortmund dhe Lünen.
Sot, ai ushtron profesionin e tij në klinikën DOmed Lünen, klinikën DOmed Westfalen dhe qendrën DOmed të syrit të thatë.

Lexo më shumë

Ka lindur ne Berlin, Gjermani. Ka kryer studimet e mjekësisë në vitin 1987-1993 në Univerzitetin Humboldt të Berlinit, kampusi Charlite ne Gjermani. Provimet në oftalmologji – 19 gusht 1998, Dhoma e mjekëve Berlin, Gjermani “Një studim mbi të ardhmen e kirurgjisë në sytë ku kombinohen glaukoma me kataraktin” 11 shator 1998 Berlin Prof. Ch. Hartmann, Univerziteti Humboldt, Berlin, Gjermani.
PH.D. – “Nga sklerektomi e thellë në kanaloplastikë – a është e mundur të rivendoset rrjedha natyrale te pacientët me glaukomë kronike me kënd të hapur”

Lexo më shumë

Pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë dega Infermieri e përgjithshme në Prishtinë në bashkëpunim me Universitetin Caledonian Glasgow në Skotland, u punësua në Klinikën Gjermane të Syrit si infermiere-instrumentare në vitin 2008.

Lexo më shumë

Cakto konsulten!

Jemi këtu për ty! Cakto konsultën dhe le të flasim për nevojat dhe shqetësimet e tua – së bashku gjejmë zgjidhjen më të mirë.